Flash

Intervista virale e Matty Healy për Taylor Swift

Lapsi.al 5 May 2023
Intervista virale e Matty Healy për Taylor Swift

Një intervistë e vjetër në të cilën Matty Healy ka folur për Taylor Swift është rishfaqur mes raporteve se ai është në një lidhje me këngëtaren.

Në vitin 2016, kur u pyet nëse kishte frikë të humbiste veten në një lidhje, rokeri i vitit 1975 thuhet se tha, "Po, absolutisht". “Dhe arsyeja pse e përmend këtë është sepse nëse do të kisha dalë me Taylor Swift do të kisha qenë "Dreq! Unë nuk dua të jem i dashuri i Taylor Swift, tha ai, për The Mirror. "Kjo është gjithashtu poshtëruese." Në vitin 2014, u përhapën thashethemet se ai dhe Swift ishin bashkë. Ai ndezi aludimet duke veshur një bluzë nga linja e saj e veshjeve.

Por Healy  pohoi se raporti i tij me artisten, nuk ishte asgjë më shumë se një "flirtim".  “Nukka me të vërtetë asgjë për të folur, sepse nëse ajo nuk do të ishte Taylor Swift, ne nuk do të flisnim për të”, u shpreh ai. “Ajo nuk pati një ndikim të madh në jetën time. Është interesante për mua se sa e interesuar është bota për Taylor Swift.”

Artisti i "About You" menjëherë u përball me kritika për komentet e tij dhe nxitoi të mbrohej në një seri postimesh në Twitter. “Tani mund të pranoj se jam idiot me raste, por nuk jam mizogjen”, shkroi ai në Twitter (nëpërmjet Yahoo! News) në atë kohë. "Ky sugjerim më bën shumë të trishtuar." Ai shtoi: “Isha për një kohë shumë të shkurtër i zhytur në një botë të famshëm që më dukej konfuze dhe e frikshme. Në atë kohë, kisha frikë se mos isha 'i dashuri i dikujt' (mos harroni se e gjitha këto janë spekulime pasi nuk jemi takuar kurrë!) para se të njihesha për muzikën ose praninë time si person në të drejtën time."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Amber Heard i thotë lamtumirë Hollywood

Lart e poshtë po flitet se Amber Heard ka lënë Hollywood-in dhe është transferuar në Madrid, Spanjë. “Mund të zbuloj se Heard ka lënë Hollywood-in dhe është zh...

11:50

Publikohet traileri i "Dune: Part two"

Pamja e parë zyrtare e "Dune: Part two" debutoi të mërkurën, duke shuar kuriozitetin e shikuesve pasi filmi i parë u publikua në tetor 2021. Regjisori Denis ...

16:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI