Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Berisha: Pas 14 majit do të ketë zgjedhje të përgjithshme

Lapsi.al 5 May 2023
Berisha: Pas 14 majit do të ketë zgjedhje të përgjithshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka. Berisha ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

“Ju garantoj ju këtu se pas fitores më 14 maj asgjë në botë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajve në zgjedhjet e përgjithshme largimin përfundimtar të Edi Ramës nga skena politike.

Kudo që shkoj e ftoj dhe i them dil këtu në shesh, të dalë para qytetarëve, kemi detyrim, sepse janë ata që paguajnë për ne, janë që shprehin besimin tek ne. Urdhëroni këtu të dalim t’u japim llogari atyre, të na pyesin ata, t’i raportojmë atyre për çdo gjë. Edhe për jetën personale. Jo, jo nuk del kurrë. Përkundrazi, fshihet dhe ikën. Sikundër fsheh Bushin”, - tha Berisha.

“Ju ftoj të gjithë ju këtë periudhë të takojmë me çdo qytetar. Fitorja është e sigurt, por duhet të takojmë çdo qytetar. Të bëjmë këtë bisedë me të. Nuk është vota për Sali Berishën, nuk është vota për PD, as PS, është votë për ju, për dinjitetin, për mirëqënien, për shpresën, për besimin tuaj.

Nuk meritoni ju një trajtim të tillë. Nuk meriton Shqipëria të braktiset në këtë mënyrë. Nuk meritojnë qytetarët të qeverisen nga hajdutë që vjedhin nga mëngjesi në darkë. Nuk meritojnë këtë përçmim, jo dhe jo. Ju jeni njerëz të lirë.

Çfarë bën Edi Rama sot? E keni parë vetë. Kalon nga takimi në takim, duke u hedhur dhe përdredhur. Ia them këtu që, e ke nga sevdaja Edi Rama atë kërcim. Absolutisht! Si i thotë populli: kërcen nga sevdaja. E ka kapur tmerri, dhe ka arsye të tmerrohet se ka vjedhur” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI