Flash

Bënë sherr për ballkonin dhe goditi me çekiç në kokë fqinjin 55-vjeçar, arrestohet autori

Lapsi.al 5 May 2023
Bënë sherr për ballkonin dhe goditi me çekiç

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier. Mësohet se tri ditë më parë ky person goditi me sende të forta një të moshuar. I prangosuri është Ermal Sino. Sino, pas sherrit për ballkonin, goditi me çekiç fqinjin e tij 55-vjeçar Qazim Hyka. Ky i fundit ka përfunduar i plagosur në spital.

Fatmirësisht i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetës, dhe se pas ndihmës mjekësor është larguar për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Goditi me send të fortë (çekiç) në kokë, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.

Në vijim të punës lokalizuese dhe operacionale, më qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë dhe mbështetjes së inteligjencës informative, ndaluan shtetasin E. S., 42 vjeç.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI