Flash

Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet për paqe

Lapsi.al 5 May 2023
Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet

Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të vështira. Ata shënuan progres gjatë bisedimeve “intensive dhe konstruktive” që organizoi SHBA-ja këtë javë, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken tha se pas diskutimesh dypalëshe dhe trepalëshe gjatë katër ditëve të kaluara, të dyja palët “demonstruan një angazhim të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e konfliktit të gjatë mes tyre”. Dy palët ranë dakord në parim për disa kushte. Blinken tha se ata kanë treguar mirëkuptim të pozicioneve të njëra-tjetrës për çështjet e pazgjidhura.

"Bakuja dhe Jerevani do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e tyre për të siguruar paqe të qëndrueshme", shtoi ai.

Çfarë është Nagorno Karabaku dhe pse po rriten tensionet?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy herë për Nagorno Karabakun - më 1990 dhe 2020. Ata vazhdimisht janë përplasur për kontrollin e territorit. Tensionet janë rritur sërish muajin e kaluar, kur Azerbajxhani ka vendosur një pikë kontrolli në fillim të Korridorit të Lakinit - e vetmja rrugë që lidh Armeninë me territorin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut.

Armenia ka thënë se pika e kontrollit, e ngritur më 23 prill, është një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska. Kjo u ka dhënë fund luftimeve gjashtëjavore në vitin 2020.

Azerbajxhani ka thënë se e ka ngritur atë postbllok për t’i penguar furnizimet e Nagorno Karabakut me armë nga Armenia. Jerevani e ka mohuar këtë akuzë./ REL

Të këshilluara

Zelensky vizitë të papritur në Hagë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit...

08:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI