Flash

Amber Heard i thotë lamtumirë Hollywood

Lapsi.al 5 May 2023
Amber Heard i thotë lamtumirë Hollywood

Lart e poshtë po flitet se Amber Heard ka lënë Hollywood-in dhe është transferuar në Madrid, Spanjë.

“Mund të zbuloj se Heard ka lënë Hollywood-in dhe është zhvendosur në heshtje në Spanjë me vajzën e saj të vogël Oonagh”, pohoi Alison Boshoff i Daily Mail në një artikull të botuar të enjten.

Sipas gazetarit, një mik i Heard tha:

“Ajo di dhe spanjisht dhe është e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg nga të gjitha zhurmat“.

A do të kthehet ndonjëherë në Tinseltown? Ka mundësi!

“Unë nuk mendoj se ajo po nxiton të kthehet në punë ose në Hollywood, por me siguri do të kthehet kur të jetë koha e duhur, për projektin e duhur,” shpjegoi shoqja, sipas raportit të Daily Mail.

Aktorja shiti shtëpinë e saj në korrik 2022 për 1.1 milionë dollarë dhe që atëherë ka kaluar mjaft kohë në Spanjë. Kjo shpërngulje e saj vjen pas gjyqit të famshëm për shpifje, me ish-bashkëshortin Jonny Depp

Të këshilluara

Publikohet traileri i "Dune: Part two"

Pamja e parë zyrtare e "Dune: Part two" debutoi të mërkurën, duke shuar kuriozitetin e shikuesve pasi filmi i parë u publikua në tetor 2021. Regjisori Denis ...

16:33

Grupi Aerosmith tërhiqet nga muzika

Aerosmith po largohet me një turne lamtumire. Grupi njoftoi të hënën se ata do të kenë një turne me 40 data në Amerikën e Veriut, me të ftuar specialë The Black...

16:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI