Flash

15-vjeçarit në Dibër i gjendet kallashnikov në banesë

Lapsi.al 5 May 2023
15-vjeçarit në Dibër i gjendet kallashnikov në banesë

Policia e Dibrës ka njoftuar se një 15-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me kallashnikov.

Sipas njoftimit të policisë të miturit me inicialet F.K., banues në Maqellarë, i është gjetur një kallshnikov.

Arma u sekuestrua dhe i mituri po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

"Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, në banesë. Falë inteligjencës informative, Policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov që e posedonte një 15-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë.

Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”- thuhet në njoftimin e policsë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI