Flash

Vrasja në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit

Lapsi.al 4 May 2023
Vrasja në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shtetasit Petrit Vuksani në Shkodër. Autori i dyshuar Lekë Vuksani që u arrestua nga policia pas 21 orësh ka dhënë dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës por që në fund nuk ka pranuar që ta firmosë.

Në bisedë të lirë me efektivët 34 vjeçari ka deklaruar se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh.

Muajt e fundit viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani. Ky i fundit ka pranuar autorsinë e vrasjes dhe debatet por pa e firmosur dëshminë e tij. Ja se çfarë deklaroi 34-vjeçari që ekzekutoi Petrit Vuksanin.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar i vrasjes në bisedën e lirë me efektivët. Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij.

Të këshilluara

Tentohet të grabitet një bankë në Prizren

Një person i paidentifikuar ka tentuar të grabisë me armë një filial banke në qytetin e Prizrenit. Pasi ka hyrë në ambientet e bankës, grabitësi ka kërcënuar...

10:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI