Flash

Vodhi makinën me karrotrec, kapet "skifteri" në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 4 May 2023
Vodhi makinën me karrotrec, kapet "skifteri" në Tiranë

Ky është momenti kur Eduard Bardho, vjedh një mjet të parkuar në kryeqytet. Policia e Shtetit, bën të ditur se gjatë operacionit të koduar "Karrotreci", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, u vu në pranga 38-vjeçari i cili është përgjegjës edhe për vjedhjen e një motomjeti.

Sipas forcave blu, Bardho dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën "Hoxha Tahsim", ku dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e gruas me inicialet T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën "28 Nëntori", dyshohet se ka vjedhur motomjetin e personit me inicialet A. H., të cilin më pas ia ka shitur dikujt tjetër.

Policia kreu sekuestrimin e automjetit dhe motomjetit të vjedhur, si dhe një aparat celular.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vodhi një automjet dhe një motomjet, vihet në pranga 38-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura. Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karrotreci".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën "Hoxha Tahsim", dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën "28 Nëntori", dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina kthehet përmbys

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara k...

08:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI