Flash

Vidhte në biznese dhe shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Librazhd

Lapsi.al 4 May 2023
Vidhte në biznese dhe shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar është arrestuar për vjedhje në qytetin e Librazhdit. Sipas Policisë, ky person vidhte nëpër banesa dhe dyqane dhe ishte kthyer në “tmerrin e banorëve. Hetimet konfirmojnë se shtetasi K.Q, ishte i përfshirë në raste të tjera vjedhjesh.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market, vihet në pranga 33-vjeçari, gjatë operacionit policor të koduar “Gracka”. 33-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen 4 raste të tjera të vjedhjeve, të kryera nga ky shtetas, gjatë 3 muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për vënien përpara përgjegjësise penale të autorëve të tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që vidhte me thyerje në banesa dhe nëdyqane, në kuadër të operacionit policor “Gracka”, kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, shtetasin K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, konkretisht:

-Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;

-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;

-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;

-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të kryer ky shtetas, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Tentohet të grabitet një bankë në Prizren

Një person i paidentifikuar ka tentuar të grabisë me armë një filial banke në qytetin e Prizrenit. Pasi ka hyrë në ambientet e bankës, grabitësi ka kërcënuar...

10:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI