Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Rama: Meta-Berisha rrezik për vendin, Alibeaj fatkeqësi pa të ndenjura

Lapsi.al 4 May 2023
Rama: Meta-Berisha rrezik për vendin, Alibeaj fatkeqësi pa të

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeaj. Duke vijuar skenarin që ndjek prej nisjes së fushatës, Rama ka shigjetuar vetëm dyshen Berisha – Meta që sipas tij janë rrezik për vendin ndërsa Alibeaj ka vulën, por jo të ndenjura për t’i qëndruar betejës.

“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri. Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës.

Flasin ata, se janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të dy duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim për vota”, - tha Rama në një intervistë televizive.

I pyetur, Rama tha se kjo fushatë nuk është një parapërgatitje e tij për një mandat të katërt.

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhe. Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thonë që ky individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla.

Një 80 vjeçar që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, - tha Rama. LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI