Flash

Priyanka Chopra flet për ndërhyrjen estetike: Rashë në depresion

Lapsi.al 4 May 2023
Priyanka Chopra flet për ndërhyrjen estetike: Rashë në

Shëndeti mendor i Priyanka Chopra u ndikua negativisht pasi një ndërhyrje e rekomanduar nga mjeku në hundë shkoi keq.

"Ishte një fazë e errët," pranoi aktorja në "The Howard Stern Show" në fillim të kësaj jave nga studiot e reja të Sirius XM në Miami. Chopra, tani 40 vjeç, tha se më parë ishte këshilluar të hiqte një polip në zgavrën e hundës. Megjithatë, ajo tha se procedura e bëri fytyrën e saj të dukej "krejtësisht ndryshe" dhe ajo shkoi në një "depresion të thellë".

Përveç efekteve që pati rinoplastika në pamjen e saj fizike dhe mendimet e brendshme, ajo ndikoi edhe në jetesën e saj. Fituesja e konkursit Miss World 2000 tha se u pushua nga tre filma të ndryshëm pas operacionit plastik dhe besonte se karriera e saj e aktrimit kishte "mbaruar përpara se të fillonte". Chopra tregoi se ajo nuk donte as të largohej nga shtëpia e saj ndonjëherë, por babai i saj i ndjerë, i cili ishte mjek, e inkurajoi atë të shkonte përsëri nën thikë për të bërë një operacion korrigjues. "Unë u tmerrova nga kjo, por ai tha: "Unë do të jem në dhomë me ty", tha alumi i "Quantico". “Ai më ndihmoi të rindërtoj besimin tim.”

Priyanka shtoi  se regjisori i filmit Bollywood, Anil Sharma gjithashtu e ndihmoi atë të kthehej në rrugën e duhur duke i ofruar asaj një rol dytësor në një film - edhe pse ajo supozohej të luante "këtë rol kryesor"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Jamie Foxx reagon pas shtrimit në spital

Jamie Foxx po ndihet "i bekuar" teksa vazhdon të luftojë problemet shëndetësore që e lanë të shtruar në spital. Aktori shkoi në mediat sociale për të thyer h...

12:46

Pique konfliktohet me vëllain e Shakirës

Pique është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportoh...

12:26

10 sportistët më të paguar për vitin 2023

10 sportistët më të paguar për vitin 2023. Mens sana in corpore sano. Sa i mirë është sporti? Të rigjeneron, të argëton, të bën të konkurrosh por mbi të gjitha ...

09:38

Bill Nighy mohon romancën me Anna Wintour

Pas vitesh mohimesh se lidhja e tyre nuk ishte asgjë tjetër veçse një miqësi, Anna Wintour bëri debutimin e saj në tapetin e kuq Met Gala me Bill Nighy. Çift...

17:06

A$AP Rocky reagon pas incidentit në Met Gala

A$AP Rocky u përball me disa pengesa përpara se të pozonte në tapetin e kuq me Rihanna-n në Met Gala të së hënës mbrëma në New York City. Reperi  dukej se is...

16:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI