Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Parashikimi i motit: Dominojnë vranësirat, por nuk mungojnë reshjet e shiut

Lapsi.al 4 May 2023
Parashikimi i motit: Dominojnë vranësirat, por nuk mungojnë

Shqipëria                                                                                                                                 

Vendi ynë edhe përgjatë ditës së enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë dominuese në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje në territor.

Në ultësirën perëndimore reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në zonat Lindore reshjet do të jenë më prezente, ku dhe priten rrebeshe afatshkurtra shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vlerat e ulëta barike do të bëjnë që e gjithë Kosova të jetë në dominimin e motit të vranët. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme pas mesdite, ku dhe pritet të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të luhaten mga 3°C mëngjesi deri në 16°C në orët e mesditës.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqdonise do të vijoj të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës. Pritet që në Maqedoni vranësirat e shumta herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që të ketë edhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore të Maqedonise.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Alpet e Europës parashikohet të jenë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të gjenerojnë herë pas here reshje. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe me reshje dëbore do të jetë Lindja e kontinentit.

Ndërsa Europa Veriore dhe Qëndrore pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Perëndim të kontinentit Europian.

Të këshilluara

GJKKO sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

Konfiskohen nga GJKKO, dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t'i kalojnë shtetit, të cilat janë në pronësi e Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Q...

13:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI