Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Morinë/ Policia gjen një 17-vjeçare në bagazhin e makinës

Lapsi.al 4 May 2023
Morinë/ Policia gjen një 17-vjeçare në bagazhin e

Një shtetase 17-vjeçare nga Kosova është gjetur në makinën e dy shtetasve 23-vjeçarë në pikën kufitare të Morinës, pas një kontrolli rutinë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se dy shtetasit kanë tentuar ta kalojnë 17-vjeçaren në kufij, duke zgjedhur që ta fusnin në bagazhin e makinës së tyre, me qëllim shmangien e kontrolleve policore.

Ndërkohë të dy shtetasit 23-vjeçarë u arrestuan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Detaje nga policia: 

Fshehën një 17-vjeçare, në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin, me qëllim hyrjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë dy 23-vjeçarë nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin N. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit A. M. dhe N. K., të dy të moshës 23 vjeç dhe banues në Prishtinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Tiranë-Durrës me tren për 12 minuta

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga punimi i ...

13:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI