Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Berisha: Opozita merr 50 bashki ose unë do mbaj përgjegjësi

Lapsi.al 4 May 2023
Berisha: Opozita merr 50 bashki ose unë do mbaj përgjegjësi

Sali Berisha flet me siguri për fitoren e kandidatëve të opozitës në 14 maj. Me nota optimiste, Berisha tha se nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, kandidatët e qeverisë shpallen fitues në më pak se gishtat e një dore.

“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale” - tha Berisha. Madje Berisha shkon deri atje sa thotë se do mbaj përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në të paktën 50 bashki.

“Absolutisht do mbaj përgjegjësi” – tha Berisha në emisionin “Opinion” duke shtuar se sipas sondazheve digjitale edhe Elbasanin e fiton Partia Demokratike që drejtohet prej tij. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se 100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

“Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese. Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu. Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale. Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI