Flash

Shisnin lëndë narkotike në qytet, dy të arrestuar në Fier

Lapsi.al 3 May 2023
Shisnin lëndë narkotike në qytet, dy të arrestuar në

Janë arrestuar dy persona nga policia e Fierit pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë u vunë në pranga shtetasit M. B., 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sheqi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit M. B., 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se 2 të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier , për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak“”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI