Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Nga Eldi Dizdari tek organizata “Fracascia”, si ishin ndarë “punët” e mafies italiane

Lapsi.al 3 May 2023
Nga Eldi Dizdari tek organizata “Fracascia”, si ishin ndarë

Policia gjermane kreu sot bastisje kundër mafies italiane ‘Ndrangheta’ në koordinim me autoritetet në Itali, Belgjikë, Francë, Spanjë, Rumani, Brazil dhe Panama.

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), policia e përfshirë në operacionin ndërkombëtar ekzekutoi mbi 100 urdhër-arreste kundër të dyshuarve që besohet të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës, pastrim parash dhe evazion fiskal, ndër të tjera.

Bastisjet erdhën pas pothuajse katër vjet hetimesh tepër sekrete ndaj organizatës mafioze kalabreze.

Për të trafikuar armët dhe kokainën ishin krijuar disa organizata. Shoqata e parë e rikonstruktuar ka të bëjë me familjen Nirta, “Versu” të San Luca, e cila kishte bazë në Brazil, e përfaqësuar nga i arratisuri Vincenzo Pasquino, i kapur në vitin 2021 së bashku me bosin e drogës, Rocco Morabito.

E dyta i përket familjes Mammoliti “Fischiante” të Bovalino me ‘nyje’ në Pulia, Abruzzo, Lazio, Toskana dhe Lombardi dhe që ka kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit amerikano-jugor të kokainës dhe me trafikantë ndërkombëtarë si Denis Matoshi (Eldi Dizdari), aktualisht i arratisur në Dubai.

Shoqata e tretë, i përket familjes Strangio “Fracascia” të lidhur me bandat Nirta-Strangio të përfshira në masakrën e Duisburgut të vitit 2007. Kjo organizatë e tretë, sipas hetuesve, kishte degë të qëndrueshme në Genk (Belgjikë), Mynih (Gjermani), Spanjë dhe Canberra (Australi).

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI