Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Kandidati i opozitës në Libohovë nuk tërhiqet nga premtimi: Shërbim funeral falas nëse fitoj

Lapsi.al 3 May 2023
Kandidati i opozitës në Libohovë nuk tërhiqet nga premtimi:

Mes shumë premtimeve elektorale që po bëjnë kandidatët për kryetarë bashkie për këto zgjedhje, befasues ishte dhe ai i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Libohovës, Adil Xhelili se do të ofronte shërbim funerali falas.

Xhelili tha se ky nuk është një premtim, por një nevojë për komunitetin, ku qytetarët aktualisht detyrohen të paguajnë deri në 750 mijë lekë të vjetra për këtë shërbim.

Sipas tij ky shërbim mund të ofrohet nga pushteti lokal duke i ardhur në ndihmë banorëve të varfër të zonës.

“Pikësëpari njëherë nuk është çështje për të tërhequr votues, apo një premtim elektoral. Është një emergjencë dhe nevojë për komunitetin i cili dita ditës po shpopullohet dhe mosha e tretë është një nga moshat më mbizotëruese në komunitet. Kjo nuk është një e dhënë që duhet përdorur, apo keqpërdorur nga mediat apo portalet.

Në bashkinë e Libohovës nuk ofrohet një shërbim komunal i mirëfilltë. Ky shërbim duhet të reformohet në bazë të nevojave të njerëzve. Banorët në raste fatkeqësish, paguajnë shuma të konsiderueshme, për një shërbim që pushteti vendor mund ta ofrojë falas. Nga pikëpamja si trajtohet është sikur ndjell një gjë të keqe, por komuniteti na njeh shumë mirë dhe jemi të kujdesshëm në fjalorin që përdorim. Ky nuk është një premtim, por një përpjekje për t’i ardhur në ndihmë banorëve në raste fatkeqësish, ne duhet të plotësojmë nevojat që ata kanë. Njerëzit paguajnë deri në 750 mijë lekë për një shërbim të tillë ndërkohë që këtë shërbim mund ta ofrojë shërbimi komunal dhe t’i vijë në ndihmë qytetarëve”, tha Xhelili në një inervistë televizive.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI