Flash

Emma Watson flet për largimin nga aktrimi

Lapsi.al 3 May 2023
Emma Watson flet për largimin nga aktrimi

Emma Watson ka folur së fundmi për një periudhë sfiduese në jetën e saj. Në një intervistë me Financial Times, Watson, e cila nuk ka luajtur në një film që nga Little Women e vitit 2018, zbulon se "nuk ishte shumë e lumtur" kur punonte si aktore.

"Mendoj se u ndjeva pak e mbyllur," shpjegon Watson. "Gjëja që e pata shumë të vështirë ishte se duhej të dilja dhe të shisja diçka që nuk  kisha shumë kontroll mbi të. Të qëndroja para një filmi dhe të mund të thoshte çdo gazetar: "Si përshtatet kjo me këndvështrimin tuaj?' Ishte shumë e vështirë të isha fytyra dhe zëdhënësja e gjërave ku nuk arrita të përfshihesha në proces”.

“Më kërkuan llogari në një mënyrë që fillova të më dukej shumë zhgënjyese, sepse nuk kisha zë, nuk kisha fjalë”, vazhdon ajo. “Dhe fillova të kuptoj se doja të qëndroja vetëm para gjërave ku nëse dikush do të më bënte fjalë për këtë, mund të thosha, dicka në një mënyrë që nuk më bënte ta urreja veten. Megjithatë, Watson i tha gazetës se ajo do t'i kthehet "absolutisht" aktrimit, duke filluar me një film që është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të vitit të ardhshëm. "Jam e lumtur dhe pres për gjënë tjetër të duhur. Më pëlqen ajo që bëj."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Harrison Ford heq dorë nga Indiana Jones

Harrison Ford ka zbuluar se nuk ka ndërmend të luajë më arkeologun e famshëm pas publikimit të filmit të ardhshëm "Indiana Jones and the Dial of Destiny". “K...

17:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI