Flash

Berisha e mohon: Nuk po bëj lobim, por hetim në SHBA

Lapsi.al 3 May 2023
Berisha e mohon: Nuk po bëj lobim, por hetim në SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha e mohon që të jetë duke kryer lobim në SHBA. Kontratën me lobistin Charles R. Black të zbuluar pak ditë më parë thotë se e ka firmosur për të sqaruar shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për lobim, por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pa asnjë pagesë.

“Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit.

Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit. Ky është republikan dhe në fund ka qenë shef strategjist i McKain. Ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, - tha Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Pak ditë më parë u zbulua se kompania e lobimit “PRIME Policy Group” kishte pajtuar një klient të ri, Sali Berishën. Lajmi u bë publik pas një shkrimi në Politico. Gjëja e parë që të bie në sy në kontratë është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, çka do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

Drejtuesi i kompanisë lobiste amerikane PPG është Charles R. Black Jr., ai rezulton se ka punuar këshilltar në fushata elektorale për disa ish-presidentë amerikanë, duke nisur me Reganin, Bushët, kandidatin McCain etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI