Flash

Arrestohet 37-vjeçari, falsifikonte kartëmonedha 100 dollarëshe

Lapsi.al 3 May 2023
Arrestohet 37-vjeçari, falsifikonte kartëmonedha 100 dollarëshe

Një 37-vjeçar është kapur nga blutë. Dyshohet se shtetasi me iniciale F.A.  ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë. Sakaq, sipas policisë mësohet se ky shtetas ka qene i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Hodhi në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 37-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim.

Sekuestrohen kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, nisur nga disa kallëzime për një shtetas që hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit F. A., 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI