Flash

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Selanik/ I riu dhunoi 16-vjeçarin për shkak të fanellës së skuadrës së futbolli

Lapsi.al 3 May 2023
Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Selanik/ I riu dhunoi

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në një sherr ku është rrahur në mënyrë brutale 16-vjeçari që kishte veshur uniformën e PAOK-ut . Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i të riut shqiptar është bërë mbrëmjen e së martës.

Ndaj 21-vjeçarit është ngritur një dosje për plagosje trupore si dhe për grabitje. Njëkohësisht vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.

Sulmi ndaj 16-vjeçarit ndodhi pasditen e së martës, në zonën e Agios Pavlos në Selanik. Dy persona e sulmuan në mes të rrugës. Autorët e rinj kanë pikasur 16-vjeçarin duke ecur në rrugën “Michail Karaoli” dhe sipas dëshmitarëve okularë e kanë rrahur me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një bluzë të një grupi të ndryshëm nga ai që mbështesnin të rinjtë që e sulmuan.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI