Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Abuzuan me detyrën/ Procedohen 2 mjeke në Durrës

Lapsi.al 3 May 2023
Abuzuan me detyrën/ Procedohen 2 mjeke në Durrës

Mjekja e Përgjithshme, 34-vjeçarja me inicialet S.D në Qendrën Shëndetësore Nr. 5, Durrës, ka pajisur me rekomandim mjekësor një pacient , i cili as nuk ishte prezent gjatë vizitës dhe as nuk ishte banor i zonës që mbulon me shërbime, qendra shëndetësore ku punonte 34-vjeçarja.

Gjithashtu dhe 51-vjeçarja me inicialet G.G dyshohet se ka plotësuar një dokument për përcaktimin e diagnozës mjekësore të një pacienti në këmbim të shumës së parave 5000 lekë.

Të dyja shetaset janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vepruan në kundërshtim me ligjin, gjatë kryerjes së detyrës, procedohen penalisht 2 mjeke.

Njëra prej tyre, duke shpërdoruar detyrën, pajisi me rekomandim mjekësor një shtetas, ndërsa mjekja tjetër pranoi një shumë parash në këmbim të plotësimit të një dokumenti për një pacient.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, menjëherë pas transmetimit të një rasti, mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku u shfaqen 2 shtetase, mjeke në institucione spitalore të ndryshme të qarkut të Durrësit, duke ushtruar detyrën në kundërshtim me ligjin, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-S. D., 34 vjeç, banuese në Durrës, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si Mjeke e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore Nr. 5, Durrës, ka pajisur me rekomandim mjekësor një pacient (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ), i cili as nuk ishte prezent gjatë vizitës dhe as nuk ishte banor i zonës që mbulon me shërbime, qendra shëndetësore ku punonte 34-vjeçarja;

-G. G., 51 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka plotësuar një dokument për përcaktimin e diagnozës mjekësore të një pacienti (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ), në këmbim të shumës së parave 5000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore.

Të këshilluara

GJKKO sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

Konfiskohen nga GJKKO, dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t'i kalojnë shtetit, të cilat janë në pronësi e Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Q...

13:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI