Flash

Të famshmit që tërhoqën vëmendje në Met Gala 2023

Lapsi.al 2 May 2023
Të famshmit që tërhoqën vëmendje në Met Gala 2023

Nata më e madhe e modës nuk zhgënjen kurrë.

Në kohën e duhur, si zakonisht, në hapjen e ekspozitës së re të Institutit të Kostumeve - "Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë", e cila feston jetën dhe veprën e legjendës së ndjerë të dizajnit - Met Gala 2023 u bëri thirrje të ftuarve të famshëm të vishen "për nder të Karlit” dhe shumë (nëse jo të gjithë) e kuptuan detyrën.

Shumica dërrmuese e të ftuarve zgjodhën pamjet bardh e zi, paleta e preferuar e ngjyrave të Lagerfeldit, dhe kishte shumë perla, zinxhirë të gjitha nënshkrimet e stilit të shtëpisë së Chanel, për të cilën ikona gjermane projektoi nga viti 1983 e deri në të 2019.Dhe ndërsa disa nga pamjet e spikatura të natës u nxorrën direkt nga arkivat e Chanel, të tjerët thjesht u bënë homazh pamjeve të dizajnuara nga Lagerfeld ndër vite. Më poshtë, shikoni personazhe e veshura më mirë nga mbrëmja "Met Gala".

Michaela Coel

E krijuar nga tyl i tejdukshëm, i veshur me kristale ari  të frymëzuar nga krijimet e bizhuterive të kostumit të Lagerfeld, fustani me lëkurë Schiaparelli Haute Couturee Coel ishte një vepër e vërtetë arti.

Naomi Campbell

Fustani prej mëndafshi rozë i supermodeles,me tema të argjendta daton në koleksionin e modës së lartë të Chanel-it, pranverë/verë 2010.

Rihanna

Met Gala nuk ka mbaruar derisa Bad Gal të godasë tapetin – dhe ndonëse ajo mund të ketë mbërritur shumë vonë si zakonisht,  ia vlente pritja me pelerinën e saj dhe fustanin e ngjashëm, të dyja nga Valentino.

 

Janelle Monáe

 

Në Met të këtij viti, Monáe u bë si Lady Gaga duke mbërritur në tapetin e kuq me një pallto të Thom Browne bardhë e zi.

Gisele Bündchen

Duke marrë pjesë e vetme për herë të parë që nga viti 2006 - dhe hera e parë që nga divorci i saj nga Tom Brady - bukuroshja braziliane mahniti me një fustan të bardhë të tejdukshëm,  të bashkuar me një pelerin me pupla, të dyja nga pranvera/ verë 2007 shfaqje Chanel Haute Couture.

Nicole Kidman

Ashtu si Bündchen, Kidman zgjodhi të rishikojë një pamje të vjetër të preferuar nga arkivat e Chanel të hënën Met Gala, duke rikthyer fustanin prej tyli mëndafshi rozë me pupla.

Dua Lipa

Artistja ktheu kokën me një fustan Chanel Haute Couture nga viti 1992, por ishte gjerdani i saj Tiffany & Co. — i vendosur me një prerje diamanti mbi 100 karatësh që " vodhi" shfaqjen.

Të këshilluara

Si mund ta ndiqni Met Gala Live

Që kur Anna Wintour kryesoi për herë të parë Met Gala në 1995, ngjarja është shndërruar në një vitrinë vjetore të modës dhe kulturës. Një ngjarje bamirësie, par...

16:03

Pasuria dhe jeta e Karl Lagerfeld

Dizajneri ikonë gjerman i modës Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta në shkurt 2019 kishte një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh. Pavarësisht se nuk kis...

16:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI