Flash

SPAK mbyll hetimet / Dërgohet për gjykim Bledar Zenelin, akuzohet per nxitje te akteve terroriste

Lapsi.al 2 May 2023
SPAK mbyll  hetimet / Dërgohet për gjykim Bledar Zenelin, akuzohet per

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen e Bledar Zenelin, i cili akuzohet për nxitje të akteve terroriste.  Sipas njoftimit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet se ky shtetas në bashkëpunim me të tjerë që akoma nuk janë identifikuar, bënin postime në rrjetet sociale ku mbështesnin sulmet terroristë.

Zeneli ka bërë postimi për sulmin e ndodhur në 29 Tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmin terrorist të ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste.

Sipas SPAK këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.185/2021, në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli, i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 232/a dhe 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI