Flash

Shkëputet nga era e fortë suvaja e shkollës 9-vjeçare në Ersekë/ Ishte rikonstruktuar në 2018, kushtoi mbi 68 mln lekë

Lapsi.al 2 May 2023
Shkëputet nga era e fortë suvaja e shkollës 9-vjeçare

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar një incident në një shkollë në Ersekë.

Materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ kanë lëvizur nga vendi, për shkak të erës së madhe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 kur procesi mësimor kishte përfunduar. Pjesa e suvatimit është shkëputur nga ana ku nuk përdorej për kalim nga nxënësit.

Rikonstruktimi i kësaj shkolle është kryer nga mesi i vitit 2018 sipas burimeve nga DRAP.

Pritet që ditën e nesërme të fillojë dhe riparimi i fasadës së prishur. Kompania e cila ka fituar tenderin për të kryer punimet është kompania ‘Kthella SHPK’. Punimet kanë kushtuar mbi 68 milionë lekë.

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Shkodër, ku raportohet për një viktimë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’. Deri më ta...

12:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI