Flash

Protesta të dhunshme në Francë për 1 Majin, qindra qytetarë të arrestuar

Lapsi.al 2 May 2023
Protesta të dhunshme në Francë për 1 Majin, qindra

Tensione, përplasje dhe arrestime për 1 majin ne France.

Në marshimin parizian,më shumë se gjysmë milioni njerëz marshuan nëpër rrugë. Raportohet për 291 arrestime në të gjithë Francën, pas incidenteve të shpërthyera në demonstrata, gjatë të cilave u plagosën 108 policë dhe xhandarë. Përleshje mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë ndodhën gjithashtu në Nante dhe Lion. Disa video tregojnë oficerët, rrobat e të cilëve morën flakë pasi u goditën nga kokteje molotov.

Disa biznese u dëmtuan, duke përfshirë banka dhe agjenci imobiliare, dyqane dhe mobilje rruge.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën masivisht, në Ditën e Punës, në shumë qytete të Francës për të shfryrë zemërimin e tyre kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, me sindikatat që premtuan të mos ndalojnë së luftuari edhe pas nënshkrimit të ligjit.

Macron u prit me britma dhe ofendime teksa vizitoi vendin duke mbrojtur reformat dhe duke rifilluar mandatin e tij të dytë.

Të këshilluara

Fshati në formë njeriu mahnit italianët

Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, ...

13:56

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI