Flash

"Pikiata" e euros/ Ibrahimaj: Të ardhurat dhe punësimi u rritën

Lapsi.al 2 May 2023
"Pikiata" e euros/ Ibrahimaj: Të ardhurat dhe punësimi u

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat, ku ka bërë një rezyme të ecurisë ekonomike të vendit në 3-mujorin e parë të vitit. Ibrahimaj ka publikuar disa të dhëna të ecurisë ekonomike, ku sipas saj ka pasur një rënie të borxhit publik, ndikuar nga kursi i këmbimit të euros.

“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se ka pasur një rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe rënie në sektorin e shërbimit.

“Ne kemi pasur një rritje të tatimit mbi fitimin me 22.5%. Tatimi mbi të ardhurat është rritur me 9.5%. kontributet nga sigurimet shoqërore janë rritur me 14.8%. Sektori i prodhimit ka pasur një rritje prej 31%. Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit.

Kemi pasur rritje në sektorin e tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim. Sa i përket financimit të konsumit dhe pagave, presim që pagat të vijojnë të rriten në fund të 2022 paga mestare shënoi 66 mijë lekë. Presim që në 6 mujorin e dytë të ketë një rritje të ndjeshme. Shifrat e borxhit kanë vijuar të jetë pozitive”, tha ministrja.

Sa u takon importeve, ministra tha se për herë të parë pas një periudhe të gjatë, importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë.

“Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim”, u shpreh Ibrahimaj.

Të këshilluara

Fshati në formë njeriu mahnit italianët

Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, ...

13:56

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI