Flash

Parashikimi i motit për këtë të martë: Shi dhe vranësira

Lapsi.al 2 May 2023
Parashikimi i motit për këtë të martë: Shi dhe

Këtë të martë moti do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Ato do të sjellin kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites. Kjo do të gjenerojë reshje të pakta në skajin juglindor të vendit. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës. Pritet që të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë kushtet e motit në Kosovë. Aty pritet që gjatë paradites të ketë vranësira të shpeshta. Por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t'i bëj më të dukshme vranësirat në vend, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Paraditja do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të dominojnë në Maqedoni. Ato, herë pas here, do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar shira. Reshjet më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit perëndimor.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Jugore do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira, por me reshje në formë dëbore paraqitet Lindja e kontinentit dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Po ashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë edhe Jugperëndimi i kontinentit, ku pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.

Të këshilluara

Fshati në formë njeriu mahnit italianët

Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, ...

13:56

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI