Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Misteri/ Ç'ndodhi me 7 trupat e pajetë në një banesë në Oklahoma

Lapsi.al 2 May 2023
Misteri/ Ç'ndodhi me 7 trupat e pajetë në një

7 trupa të pajetë u gjetën në një pronë në Henryetta, një qytet i vogël në Oklahoman rurale gjatë një kërkimi për dy adoleshente të zhdukura. Policia tha se besonte se vajzat që po kërkonin, Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer 16-vjeçare ishin midis trupave të pajetë.

Autoritetet konfirmuan se mes tyre ishte edhe kufoma e Jesse McFadden, një kriminel dhe person i dënuar më herët për krime seksuale. Policia tha se ka dyshime se vajzat po udhëtonin me të. Policia nuk ka folur ende për shkaqet e vdekjes.

Zyrtarët lokalë nuk i kanë identifikuar publikisht 4 trupat e tjerë, por një 59-vjeçare nga Westville u tha mediave se viktimat e tjera ishin vajza e saj, Holly Guess, 35 vjeç e martuar me McFadden dhe nipërit e saj, Rylee Elizabeth Allen, 17 vjeç, Michael James Mayo 15 vjeç dhe Tiffany Dore Guess 13 vjeç.

Ajo tha se ishte zyra e sherifit që e kishte njoftuar. Sipas 59-vjeçares, familja e saj nuk kishte ditur për dosjen kriminale të McFadden deri disa muaj më parë. “Ai gënjeu vajzën time dhe e bindi se kishte të bënte me një gabim”, - tha ajo për median.

Autoritetet lëshuan një apel për McFadden të hënën pasi ende nuk dihej për zhdukjen e Ivy Webster dhe Brittany Brewer. Ato kishin qenë miq me Holly Guess dhe kishin kaluar fundjavën me familjen e saj.

Autoritetet ekzekutuan një urdhër kontrolli në shtëpinë e McFadden pasi ai shkoi në gjykatë të hënën në mëngjes. Ai do të dilte në gjyq për akuzat e vitit 2017 për ndjekje të një të mituri dhe posedim të pornografisë së fëmijëve. Me hyrjen në banesë ata gjetën edhe kufomat e tjera. ©LAPSI.al

Mom Holly Guess and her three kids, Rylee Elizabeth Allen, 17, Michael James Mayo, 15, and Tiffany Dore Guess

Convicted sex offender Jesse McFadden allegedly shot and killed his wife, Holly Guess, and her three children

Ivy Webster's parents reported her missing after she failed to return home on Sunday evening

Brittany (pictured) and Ivy were friends with one of McFadden’s teenage step daughters

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI