Flash

Veton Surroi: Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47

Kurti pas takimit me Vuçiç: Pse nuk e pranova draftin për Asociacionin

Lapsi.al 2 May 2023
Kurti pas takimit me Vuçiç: Pse nuk e pranova draftin për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar se pse e ka refuzuar draft-statutin e prezantuar nga ekipi menaxhues i Beogradit për çështjen e Asociacionit në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, drafti i propozuar nuk ka ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe nuk përkon me vlerat europiane për të drejtat e pakicave. Ai tha pas takimit se gjithçka nisi me një notë të lartë pozitive me dakordimin për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

“Në fillim filluam me një notë të lartë pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e marrëveshjes për çështjen e të pagjeturve apo të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Ne e dimë që janë edhe 1617 të pagjetur. Këtu viktima nuk janë vetëm ata që u rrëmbyen, por edhe familjet e tyre që ende nuk e dinë ku i kanë të pagjeturit”, - tha Kurti.

Kurti shtoi se ka prezantuar një draft-vizion pasi draft-statuti i prezantuar nuk ishte i pranueshëm.

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit e dëgjuam me vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft statut me gjithsej 97 nene, që një draft statut i tillë është fundamentalisht i papajtueshëm me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, por përkundër kësaj jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.

Unë propozova një draft vizion që tregon kornizën që rregullon të drejtat e pakicave sipas të drejtave evropiane sipas modelit që Serbia ka me Kroacinë. Besoj se do të merret parasysh nga Borrell dhe Lajcak. Serbët do të kenë të drejta dhe bashkërisht do të kemi shoqëri që nuk lë asnjë prapa. Me këtë rast, theksoj se dorëzova tek ndërmjetësit një dokument”, - përfundoi Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Veton Surroi: Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI