Flash

Gisele Bündchen shfaqet në Met Gala pas ndarjes nga Tom Brady

Lapsi.al 2 May 2023
Gisele Bündchen shfaqet në Met Gala pas ndarjes nga Tom Brady

Gisele Bündchen parakaloi në Met Gala 2023 të hënën pa ish-bashkëshortin Tom Brady për herë të parë që nga viti 2007.

Bündchen ishte  e veshur me një fustan të bardhë Chanel, i njëjti që ajo kishte veshur në një fotosesion të vitit 2007 për Harper's Bazaar Korea. Ky xhirim u fotografua nga i ndjeri Karl Lagerfeld, dizajnet e të cilit janë tema e ngjarjes së këtij viti. Një nga netët më të mëdha të modës, Bündchen ka marrë pjesë në mbrëmjen e mbushur me yje pothuajse çdo vit që nga viti 2003.  Ish-çifti mori pjesë për herë të fundit së bashku në vitin 2019, vetëm disa muaj para se të godiste pandemia e koronavirusit dhe tre vjet para ndarjes së tyre .

Në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë, dyshja konfirmuan se kishin finalizuar divorcin e tyre, duke shënuar herën e parë që ata e kishin adresuar ndonjëherë ndarjen e tyre publikisht. "Vendimi për t'i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë," tha supermodelja në një deklaratë në atë kohë, "por ne jemi ndarë dhe megjithëse është, sigurisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën q[ ishim bashkë dhe i uroj gjithmonë më të mirën Tomit."

Ndërsa ajo po merrte pjesë e vetme në ngjarje për herë të parë në më shumë se një dekadë, Bündchen dukej se ishte me kolegët e saj të modës dhe nuk ishte e panjohur për temën e këtij viti: "Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë". Ekspozita përkatëse në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit përmban 150 dizajne të Lagerfeld nga Chanel, Balmain, Patou, Fendi, Chloe si dhe linjën e tij personale dhe shoqërohen me skicat e tij. Drejtori kreativ i Chanel vdiq në shkurt 2019 në moshën 85-vjeçare./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Gjëndja e re e Pique lë për të dëshiruar

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, u shpërngul në Miami me djemtë Milan dhe Sasha në fillim të muajit të kaluar, ndërsa tashmë ish-partneri i saj, Gerard Pique, ka...

15:19

Karlie Kloss, nënë për herë të dytë

Karlie Kloss zbuloi se do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa ishte duke shkuar për në Met Gala 2023. Modelja tregoi barkun e saj të rrumbullakosur me një...

15:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI