Flash

Cher i jep fund lidhjes me partnerin 40 vite më të ri

Lapsi.al 2 May 2023
Cher i jep fund lidhjes me partnerin 40 vite më të ri

Cher thuhet se është ndarë me të dashurin e saj shumë më të ri Alexander "AE" Edwards.

Një burim i tha TMZ të hënën se këngëtarja "Believe" dhe reperi i dhanë fund lidhjes së tyre "disa javë më parë", por arsyeja e ndarjes nuk u bë e ditur. Ish-çifti ndezi thashethemet e fejesës në dhjetor 2022, kur Cher u pa me një unazë masive diamanti me vlerë 250,000 dollarë.

Këngëtarja e "If I Could Turn Back Time" madje tha në atë kohë se do të dëshironte t'i tregonte nënës së saj të ndjerë, Georgia Holt, unazën që i kishte dhënë i dashuri i saj i atëhershëm.“U zgjova pak minuta më parë dhe gjëja e parë …Hapa sytë, mendova…Më duhet të shkoj ke mamaja ime dhe t’i tregoj unazën time…”ajo i do diamantet”, shkroi më parë Cher në Twitter. “Para se ta kuptoja, kisha pak lot, por jam e sigurt që kjo është e natyrshme,” vazhdoi ajo.

Megjithatë, burimi i TMZ pretendon se Cher dhe Edwards nuk ishin fejuar kurrë, por dyshja thjesht vendosën të "luanin në spekulime". Ajo nuk e ka adresuar vetë ndarjen e përfolur në rrjetet sociale.

Dyshja u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në nëntor 2022, pasi u panë të kapur për dore në një mbrëmje në Los Angeles. Atëherë pati shumë reagime ë për diferencën e tyre gati 40-vjeçare në moshë, por Cher e mbrojti atë me vendosmëri, duke postuar në Twitter, “a nuk ke asgjë tjetër të bësh?! Më lejoni të shpjegoj… NUK më intereson.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Si mund ta ndiqni Met Gala Live

Që kur Anna Wintour kryesoi për herë të parë Met Gala në 1995, ngjarja është shndërruar në një vitrinë vjetore të modës dhe kulturës. Një ngjarje bamirësie, par...

16:03

Pasuria dhe jeta e Karl Lagerfeld

Dizajneri ikonë gjerman i modës Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta në shkurt 2019 kishte një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh. Pavarësisht se nuk kis...

16:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI