Flash

Asnjë gjurmë nga dy 46-vjeçarët e zhdukur/ Familjarët protestojnë para policisë

Lapsi.al 2 May 2023
Asnjë gjurmë nga dy 46-vjeçarët e zhdukur/ Familjarët

Të afërmit e të zhdukurve në Sarandë po protestojnë para Policisë së Shtetit.

Një përfaqësi prej tyre u thirr në takim me Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.

Prej 27 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukën pa gjurmë.

Familjarët e lidhin ngjarjen me shitjen e një toke, ndërsa policia beson se ngjarja lidhet me konfliktet për trafikun e drogës jo vetëm nisur nga precedentët e të zhdukurve por dhe operacionet antikanabis në Greqi, ku ka pasur të arestuar edhe shqiptarë.

Policia e Sarandës nëpërmjet hetimeve por edhe kamerave të sigurisë ka kontrolluar banesa e biznese që dyshohet se implikohen në ngjarje. E tillë ishte dhe një banesë në fshatin Nivicë të Himarës që është në emrin e një biznesmeni që merret me shitje apo dhënie me qira të pasurive të paluajtshme. Policia ka dyshime se banesa e 28 vjeçarit Sofokli Baxheri është përdorur nga autorët e dyshuar të zhdukjes së  Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, por ky i fundit nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me faktin se kush e ka përdorur banesën gjatë muajit prill. Për këtë arsye, policia e Sarandës e vuri në pranga për deklarata të rreme dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Në oborrin e banesës në Nivicë policia e Sarandës gjeti një automjet “Benz” që dyshohet se është përdorur për të transportuar të zhdukurit, gjurmët e fundit të të cilëve të çojnë në fshatin Vrinë. Pavarësisht kësaj policia ende nuk e ka një përgjigje zyrtare dhe përfundimtare për fatin e tyre.

Fqinjët e familjes Bazheri shprehen se ai shkonte shpesh në Nivicë.

Nga provat material të gjetura policia e Sarandës ka krijuar bindjen se banesa e Sofokli Baxherit ka shërbyer si strehë e një grupi kriminal që jo vetëm fshihen pas rrëmbimit të dy personave, por edhe pas një ngjarje tjetër penale në Sarandë, eksplozivit ndaj banesës së ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo ende pa autor.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI