Flash

Studenti ha bananen vepër arti në muze: Isha i uritur (VIDEO)

Lapsi.al 1 May 2023
Studenti ha bananen vepër arti në muze: Isha i uritur (VIDEO)

Një vepër arti është bërë mëngjesi i një studenti. Ngjarja ka ndodhur në Seul, në Muzeun e Artit Leem, ku një vizitor i ri hoqi një banane të vendosur në një mur që ishte pjesë e instalacionit të artistit Maurizio Cattelan. Ai e qëroi dhe e hëngri. "Nuk munda të ha mëngjesin dhe isha i uritur" - tha ai në një video që qarkullon në rrjetet sociale. Pasi hëngri bananen, studenti Noh Huyn-Soo e ngjiti lëkurën përsëri në mur. Më pas muzeu vendosi një banane të re në të njëjtin vend.

Ishte BBC që e raportoi lajmin. Vepra artistike, pjesë e ekspozitës “WE” të Cattelan, përbëhej nga një banane e pjekur e ngjitur në një mur. Ngjarja, e cila ka zgjatur më shumë se një minutë, është regjistruar nga një mik i Noh. Muzeu i kontaktuar nga BBC ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë dëmshpërblim nga studenti. Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo 2-3 ditë.

Në videot e publikuara në internet, dëgjohen disa fjalë kundërshtuese teksa Noh heq bananen nga muri. Por ai nuk përgjigjet dhe fillon të hajë ndërsa heshtja bie në dhomë. Noh tha më vonë për mediat lokale se ai e shihte punën e Cattelan si një rebelim kundër një autoriteti të caktuar.

Kur u informua për ngjarjen, artisti italian u përgjigj: “Nuk ka problem”. Nuk është hera e parë që bananet e përdorura për veprat e Cattelan hahen nga një vizitor. Në vitin 2019, artisti David Datuna hëngri bananen e vënë në mur pasi vepra e artit u shit për 120 mijë dollarë në “Art Basel Miami”. Gjesti u filmua nga kamerat dhe Datuna shpjegoi se gjesti i tij ishte një performancë e titulluar "Artist i uritur".

“Unë e dua Cattelan dhe fjalë për fjalë e adhuroj këtë instalacion. Është i shijshëm", - shtoi Datuna në një video të postuar në Instagram. Përsëri, nuk pati pasoja apo veprime ligjore pasi puna synohej të ishte e rinovueshme dhe e zëvendësueshme. “Vlera e saj qëndron tek ideja”, - shpjegoi me atë rast Lucien Terras, drejtor i një prej galerive pjesëmarrëse në Panair. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen dy të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot pasdite pranë fshatit Sheqishte në Fier. Automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. Sh....

18:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI