Flash

Pasuria dhe jeta e Karl Lagerfeld

Lapsi.al 1 May 2023
Pasuria dhe jeta e Karl Lagerfeld

Dizajneri ikonë gjerman i modës Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta në shkurt 2019 kishte një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh.

Pavarësisht se nuk kishte një koleksion të suksesshëm personal, Lagerfeld bëri një pasuri duke dizajnuar për njerëz të tjerë, veçanërisht përmes shoqërive të tij të gjata me Chanel dhe Fendi.Ai ishte drejtor krijues i Fendi nga viti 1965 deri në vdekjen e tij dhe Chanel. Me kontratat e përjetshme me të dy markat, Lagerfeld thuhet se fitoi një minimum prej 50 milionë dollarë në vit.

Karl  ishte i njohur si një nga stilistët më pjellorë të modës të shekujve 20 dhe 21, duke dizajnuar më shumë se një duzinë koleksione në vit në fund të jetës. Ai lançoi etiketën e tij të modës, Karl Lagerfeld, në 1984, dhe ishte gjithashtu një fotograf me disa libra në emrin e tij.

Thashethemet për shëndetin e Lagerfeld filluan të qarkullojnë në janar 2019, pasi ai humbi shfaqjet e modës së lartë të Chanel-it Pranverë/Verë 2019 gjatë Javës së Modës  në Paris. Më 18 shkurt, ai u shtrua në Spitalin Amerikan të Parisit, ku ndërroi jetë të nesërmen në mëngjes nga ndërlikimet e kancerit të pankreasit.

Para vdekjes së tij, Lagerfeld kërkoi të digjej, me hirin e tij që të shpërndahej së bashku me atë të nënës së tij dhe maces së tij të dashur, Choupette, e cila u emërua si përfituese në testamentin e tij. Pasuria e Lagerfeld thuhet se përfshin një apartament me nëntë dhoma gjumi të shekullit të 18-të  në Paris, disa shtëpi dhe një apartament në Monako prej 31 milionë dollarësh./Lapsi.al

Të këshilluara

Performuesit e Country Music Awards 2023

Ceremonia e 58-të e Academy of Country Music Awards ka shpallur formacionin e saj të gjithë  interpretuesve. Dolly Parton, Keith Urban, Miranda Lambert, Kane...

14:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI