Flash

Boçi bën llogarinë e votave: PS ishte para, por është rrudhur në Elbasan

Lapsi.al 1 May 2023
Boçi bën llogarinë e votave: PS ishte para, por është

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se nga të dhënat e zgjedhjeve të 2021, PD rezulton rreth 4 mijë vota më pak se PS në Elbasan. Sipas tij, kjo është një diferencë e rikuperueshme në kushtet e një pakënaqësie të madhe popullore pas pushtetit 16-vjeçar të PS-së në këtë qytet.

“7 mijë vota është distanca direkte numerike. Nëse i heq edhe LSI që ka 2500 vota, diferenca rrudhet në rreth 4 mijë vota. Është një diferencë më se normale në një betejë politike ku kanë ndryshuar shumë faktorë dhe ka elementë reflektues të një shoqërie që pas 16 vjet sundimi kanë një pakënaqësi. Është diferencë e rikuperueshme në një proces të zhvilluar përmes parimeve demokratike”, - tha Boçi.

Në emision ai tha se drejtorë të bashkisë dhe administratës qendrore po përgatisin skema për blerjen e votës. Boçi u shpreh se i kanë të gjithë me emra dhe mbiemra dhe do t’i çojnë në SPAK.

“Mbrojtja e votës është proces, që në momentin që ke filluar fushatën e mbron. Nuk do ushtri që ta mbrosh votën, dhe më pas konkretizohet me procese më të imëta. Është edhe në momentin që mazhoranca shpërndan formularin dhe u kërkon mësuesve të deklarojnë votën. Duke i bërë thirrje, duke denoncuar për krime zgjedhore, është material që s’duhet të dalë, numra kartash identiteti, janë të dhëna konfidenciale.

Do t’i dërgoj në SPAK me emra dhe mbiemra, janë bërë gati të blejnë votat. Krimi zgjedhor është baza për të gjitha krimet e tjera. Le të bëhet Elbasani shembulli për dënimin e krimit politik. Është një luftë për parimet dhe vlerat e demokracisë. Duan ta rrëmbejnë votën me të gjitha format, blerja është një mënyrë, do ta çojmë në SPAK, nuk do ta lejojmë. Janë drejtorë të bashkisë dhe të administratës qendrore që po bëhen gati të përcaktojnë target grupin vulnerabël”, - tha Boçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI