Flash

15 nga 18 raketat ruse të lëshuara në Ukrainë gjatë natës u rrëzuan

Lapsi.al 1 May 2023
15 nga 18 raketat ruse të lëshuara në Ukrainë gjatë

Ushtria ukrainase ka thënë se grupet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar pesëmbëdhjetë nga tetëmbëdhjetë raketat e lëshuara nga avionët e Forcave Ajrore ruse. Ato janë lëshuar në orët e para të ditës së sotme. Ndërkaq sirenat e mbrojtjes ajrore u dëgjuan në disa zona për më shumë se tre orë.

Sipas Valery Zaluzny, shefi i shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare, 15 nga 18 raketat e lëshuara janë shkatërruar. Autoritetet e rajonit të Kievit siguruan se të gjitha raketat e drejtuara drejt tij u rrëzuan. Sipas informacioneve të para, “nuk ka pasur viktima në mesin e popullatës civile” dhe as “dëmtime në banesa apo infrastrukturë”.

Grupet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të mbrojtur vetë kryeqytetin ukrainas dhe periferinë e tij. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI