Flash

“Të gjorët britanikë janë keq”/ The Independent, jehonë deklaratave të Ramës

Lapsi.al 30 April 2023
“Të gjorët britanikë janë keq”/ The Independent,

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Delphi në Greqi kanë bërë menjëherë xhiron e medieve britanike. E përditshmja “The Independent” citon se si Rama e konsideroi Britaninë e Madhe “në një pozicion të keq” dhe që “tregon muskujt” para shqiptarëve. Gazeta citon se Rama i konsideroi marrëdhëniet mes dy vendeve në pozitën e tyre më të ulët dhe se sipas kryeministrit shqiptar, Britania e Madhe duhet të vendosë një sistem vizash njëlloj si gjermania.

SHKRIMI I PLOTE

Kryeministri shqiptar thotë se Britania e Madhe në një 'pozicion të keq' dhe ka një 'krizë nervore' për emigracionin

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Britania është në një "moment të keq" lidhur me krizën e migracionit në Kanalin e La Manshit saqë ministrat e qeverisë (britanike) po fajësojnë vendin e tij "që të ndihen sikur kanë ende muskuj". Edi Rama tha në forumin ekonomik të Delphi në Greqi se mendon se Britania është duke pësuar një "krizë nervore" për emigracionin.

“Ata janë në një moment kaq të keq... të gjorët britanikë, sa u duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende muskuj”, tha Rama.

“Nuk ka problem. Ne kemi një respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që ne do të durojmë me ta derisa ata të kenë kapërcyer këtë situatë. Ne mendonim: “Uau, britanikët po flasin keq për ne”. Po çfarë doli? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre”.

Z. Rama shtoi: “Ne kemi luftuar kundër [retorikës së përdorur kundër qytetarëve të tij] dhe tani shohim se ata janë qetësuar pak. Por ata po kalojnë një krizë nervore si vend, kështu që ne duhet t'i kuptojmë ata. Nuk është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë. Ne duhet t'i kuptojmë ata. Ata kanë humbur shumë pika referimi dhe janë vërtet në një moment të keq, të keq.”

Mbretëria e Bashkuar përballet me një grumbull prej 140 mijë çështjesh në sistemin e saj të azilit, të cilin ministrat e kanë pranuar se është "i prishur". Muajin e kaluar, zoti Rama kritikoi mënyrën "e turpshme" se si Suella Braverman kishte veçuar së fundmi emigrantët nga vendi i tij, pasi sekretarja e brendshme iu referua "kriminelëve shqiptarë" gjatë fjalimit në parlament.

Ministrja e kabinetit tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një “vend i sigurt”. Zoti Rama që tha se mosmarrëveshja shënoi një “pikë shumë të ulët” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më herët këtë javë, zonja Braverman tha se emigrantët që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla kanë vlera "në kundërshtim" me normat britanike dhe janë të lidhur me "nivele të larta të kriminalitetit".

“Unë mendoj se njerëzit që vijnë këtu ilegalisht posedojnë vlera, të cilat janë në kundërshtim me vendin tonë,” tha ajo. “Ne po shohim nivele të rritura të kriminalitetit kur lidhen me njerëzit që kanë ardhur me varka, lidhur me tregtimin e drogës, shfrytëzimin, prostitucionin.

“Ka sfida reale, të cilat shkojnë përtej çështjes së migrimit të njerëzve që vijnë këtu ilegalisht. Ne duhet të sigurohemi që t'u japim fund kalimeve me varka.”

Projekt-ligji i migracionit të paligjshëm, i cili ka kaluar në Dhomën e Deputetëve do të ndryshojë ligjin në mënyrë që ata që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe më pas do të largohen menjëherë, ose në vendin e tyre ose në një vend të tretë si Ruanda.

Projektligji u sulmua nga kritikët, duke përfshirë konservator, Sir Bob Neill, i cili tha se dështimet e Home Office janë fajtorë për krizën e varkave të vogla. I pyetur nga “GB News” nëse reforma e këtij projektligji do të funksionojnë, Sir Bob tha: "Unë nuk jam i bindur që do të funksionojnë. Një theks i madh i është vënë ndryshimit të ligjit dhe zgjidhjeve legjislative. Nuk mendoj se këtu qëndron çështja.

Problemi i vërtetë është se sistemi nuk funksionon mjaftueshëm me efikasitet. Ne nuk po marrim një sistem ku njerëzit që hyjnë, potencialisht në mënyrë të paligjshme, dërgohen përmes gjykatës së imigracionit dhe sistemit të azilit mjaft shpejt. Dështimet administrative të Home Office janë fajtore. Kjo ka ndodhur nën ministrat e brendshëm të njëpasnjëshëm që kanë kaluar vite më parë. Zyra e Brendshme nuk është efikase.”

Në forumin ekonomik të Delphi, Rama tha se dëshiron që Britania të miratojë një sistem si ai në Gjermani, i cili do të lejojë viza për shqiptarët që mbërrijnë për punë të caktuara. Ky model do të dëbonte këdo që mbërrinte ilegalisht. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka në plan të ndryshojë pozicionin e saj, e cila aktualisht sheh një sistem të bazuar në pikë për imigracionin. ©The Independent, LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Po më ndjek kudo hija e Tom Doshit

Gjatë një takimi me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Por gjatë fjalës së tij ai sh...

20:12

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI