Flash

Ribashkohen Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito

Lapsi.al 30 April 2023
Ribashkohen Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito

Arnold Schwarzenegger ka suprizuar në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2023 duke u shfaqur me një mik të vjetër , Danny DeVito!

Ish-guvernatori i Kalifornisë dhe miku i tij prej kohësh u shfaqën në një klip të regjistruar paraprakisht që nisi festimet vjetore të shtunën, duke ushqyer kafshët shtëpiake  të Schwarzenegger-it, ndërsa falënderuan anëtarët e shtypit. "Jam shumë krenar për të gjithë ju. Dhe nuk jam vetëm unë, por edhe Lulu dhe Whisky, vëllai im binjak Danny DeVito, ne jemi të gjithë krenarë për ju!" tha Schwarzenegger.

Arnold dhe Danny kanë mbajtur një miqësi që kur luajtën për herë të parë së bashku në Twins në 1988. Të dy punuan gjithashtu në The Last Action Hero në 1993 dhe Junior në 1994. Së fundmi, ata bashkëpunuan kur Schwarzenegger bëri një film në serialin e animuar të DeVito-s Disney+ Little Demon.

Diku tjetër në videon e tij, të transmetuar nga CNN, Schwarzenegger i tha shtypit: "Ju në fakt po bëni punën e popullit. Ju jeni aleati i popullit. Pra, kurrë, kurrë mos ndaloni së ndriçuari të vërtetën dhe informimi i publikut."

Darka vjetore e korrespondentit filloi në vitin 1921 dhe historikisht ka qenë e ndjekur nga anëtarë të shoqatës, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë presidentin dhe zonjën e parë. Kjo është darka e dytë personalisht e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitet e fundit. Ngjarjet e 2020 dhe 2021 u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI