Flash

Luçiano Boçi: Të fiket! Inceneratori, një fantazmë industriale me pasoja katastrofike për shëndetin

Lapsi.al 30 April 2023
Luçiano Boçi: Të fiket! Inceneratori, një fantazmë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka deklaruar se inceneratori i Elbasanit është kthyer tashmë në një fantazmë industriale, e cila paraqet një rrezik të shtuar për shëndetin e banorëve të këtij qyteti.

Boçi u shpreh se në vitin 2021, sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis ky inceneratori ka djegur në total rreth 35.000 ton mbeturina, pra vetëm 3.8% të mbetjeve vjetore që prodhohen në vend.

Ai shton se kjo analizë bën të qartë se inceneratorët nuk e adresojnë problemin e mbetjeve dhe as trajtimin e tyre.

Boçi ka kërkuar ikjen e Inceneratorit dhe rivlerësimin e zgjidhjes për përpunimin e mbetjeve në Elbasan.

Postimi i plotë:

Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biznes. Ai konsiderohet një zgjidhje për një problem komunitar. Në Elbasan inceneratori paraqet një kërcënim të rëndë shëndetësor dhe thellon një krizë mjedisore vrastare.

Inceneratori si rregull djeg mbeturinat që nuk mund të riciklohen. Interesi është që ai të djegë mbeturina, të cilat kanë një vlerë kalorifike. Plastika, letra, kartoni dhe mbeturinat e tjera të pasura në kalori nuk shkojnë për djegie në asnjë vend perëndimor; ato riciklohen.

Të ndezësh inceneratorin për bishta prasi dhe për sallatë të prishur nuk është ekonomikisht e arsyeshme. Kjo shpjegon pse këto impiante mbështeten pjesshëm nga shteti. Ata ofrojnë një zgjidhje për mbetjet që nuk mund të riciklohen në asnjë mënyrë tjetër.

Kostoja kryesore e inceneratorëve janë filtrat, jo aq dhomat e djegies. Në fund të fundit mënyra sesi përpunohen tymrat e djegies dhe mbetjet fundore të saj janë kostoja reale e kësaj pune. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë. Eksperti gjerman që e njeh mirë inceneratorin thotë që me këtë shumë parash mund të ndërtohet vetëm një incenerator pa filtra dhe ndikimi në mjedis do të jetë i njëjtë sikur të djegim mbetjet në natyrë, vetëm se këtë herë të rrethuar nga 4 mure.

Në Shqipëri ky proces është mbajtur tërësisht në errësirë. Teknologjia u bë e kuptueshme kur ndërtimi u shpall vepër penale.

Shqipëria prodhon në vit 900.000 ton mbetje urbane. Rreth 850 mijë ton prej tyre arrijnë të mblidhen. 70% e kësaj sasie drejtohet për në pikat e grumbullimit, në landfille, në dampat dhe në tre inceneratorët. Prej tyre ama – vetëm inceneratori i Elbasanit ka punuar deri më sot.

Në vitin 2021 – sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis ai ka djegur në total rreth 35.000 ton mbeturina.

Kjo dmth se inceneratorët kanë djegur vetëm 3.8% të mbetjeve vjetore që prodhohen në vend. Sipas INSTAT kjo sasi është edhe më e vogël.

Kjo analizë bën të qartë se inceneratorët nuk e adresojnë problemin e mbetjeve dhe as trajtimin e tyre. Pretendimi se ndalja e inceneratorit të Elbasanit shkakton një kataklizëm mjedisore, është gënjeshtër.

Inceneratori i Elbasanit u ri-ndez në mes të fushatës për të djegur një akuzë penale për korrupsion, një hipotezë të arsyeshme për pastrim parash dhe një provë për përfshirje të zyrtarëve të lartë në krim ekonomik. Dosja penale e tij është më e rënda që peshon tani në tryezën e SPAK.

Por inceneratori i Elbasanit është një fantazëm industriale, me pasoja katastrofike për shëndetin dhe me efekte minimale për çfarë ata u krijuan.

Të tolerosh logjikën alogjike të një spektakli elektoral duke pranuar vdekjen e pashmangshme të qytetarëve të tu nga kanceri – është më së paku cinike. Vetëm në Vidhas e Balldren 38 veta kanë humbur jetën nga kanceri dhe kjo sëmundje bën mbi 25% të të gjitha sëmundjeve kronike në zonë.

Për të gjitha këto arsye, unë kërkoj fikjen e Inceneratorit dhe rivlerësimin e zgjidhjes për përpunimin e mbetjeve në Elbasan. Të jemi të qartë: kur ndizet, ai është një armë e shfarosjes në masë.

Përpara se të jem gjithçka tjetër, unë jam qytetar i Elbasanit. Këtu kam shtëpinë, këtu rris fëmijët. Unë refuzoj t’i nënshtrohem kësaj masakre. Pikë!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI