Flash

Eva Green fiton gjyqin prej 1 milion dollarësh për filmin

Lapsi.al 30 April 2023
Eva Green fiton gjyqin prej 1 milion dollarësh për filmin

Eva Green ka fituar në çështjen që ajo ngriti kundër White Lantern Ltd., një kompani prodhimi filmash.

Ky i fundit e kontraktoi atë për të luajtur në një film fantastiko-shkencor të titulluar A Patriot përpara se produksioni të anulohej në 2019. Green pretendoi se asaj i detyrohej ende një tarifë prej 1 milion dollarësh, edhe pse filmi nuk u përfundua kurrë, raportoi më parë Variety.

Të premten, gjyqtari Michael Green vendosi në favor të saj dhe gjithashtu hodhi poshtë një kundërpadi që ishte ngritur kundër saj nga White Lantern dhe kompania financiare Sherborne Media Finance, raportuan The Guardian dhe BBC News.

Në një deklaratë në Instagram të Premten, aktorja e Casino Royale shprehu kënaqësinë e saj për fitoren e saj në Gjykatën e Lartë të Londrës pas një kalvari ligjor "të dhimbshëm dhe të dëmshëm". "Gjyqtari ka gjetur se unë kurrë nuk kam shkelur detyrimet e mia kontraktuale. Vendimi është i qartë," shkroi Green. “I jam mirënjohës Gjykatës, Gjykatësit, ekipit tim ligjor dhe agjentit tim trim, i cili është forca dhe mburoja ime”.

Eva tha në deklaratën e saj pas aktgjykimit se, gjatë padisë, ajo "u detyrua t'i kundërvihej një grupi të vogël burrash,  të cilët u përpoqën të më përdornin mua si kokë turku për të mbuluar gabimet e tyre". "Jam krenare që u ngrita kundër taktikave të tyre ngacmuese," tha ajo, duke pohuar gjithashtu se "ata bënë pretendime të rreme për mua, të cilat gjyqtari tani ka treguar se janë krejtësisht të pasakta. Unë qëndrova në këmbë dhe këtë herë drejtësia fitoi”./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Adelina Tahiri pranon ndarjen nga partneri

Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre. Teksa ishte e ftuar...

13:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI