Flash

Berisha: Po më ndjek kudo hija e Tom Doshit

Lapsi.al 30 April 2023
Berisha: Po më ndjek kudo hija e Tom Doshit

Gjatë një takimi me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Por gjatë fjalës së tij ai shigjetoi ish-deputetin Tom Doshi, aktualisht kryetar i PSD-së. Berisha e pyeti se çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës duke e akuzuar se kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Këtu kandidati tjetër, kandidati që përfaqëson partinë e krimit, në fakt i marrë me koncesion nga Tom Doshi, kjo është e vërteta. Ky tjetri këtu, çfarë është, çfarë përfaqëson, përfaqëson bandën më të rrezikshme që ka qeverisë Shqipërinë. Isha në Fushë Arrëz, shkova në Pukë, erdha këtu, kudo më del si hije emri i Tom Doshit.

Do të pyes pak këtu, Tom hajde më thuaj këtu, çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që absolutisht e respektoj lirinë e tjetrit, por emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu, dhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh. Ky është krim i shëmtuar, krim elektoral, monstruoz. Vjen, nxjerr lista deputetësh, nxjerr lista kandidatësh. Na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët e Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë Arrëzit? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde.

Absolutisht. Sepse ti Tom, duke i shërbyer Edi Ramës për vota, natyrisht ai të bën 100-favore, për taksa, për leje e për të gjitha dhe partinë e more nga një kriminel elektoral. Ja pse pushteti i bandës, diktatura e bandës është diktatura më e keqe” – tha Berisha që më pas foli edhe për turin e Ramës në veri të vendit dhe kandidatët e PS-së.

“Sot në qarkun e Shkodër ishte edhe Edi Rama, dhe shkoi si një primitiv. Beson se duke mbjellë ndasi fetare në Malësinë e Madhe, kujton se mund të merrte vota. Por ai nuk e njeh historinë e Malësisë së Madhe. Malësinë e Madhe, Malësinë e mirë janë përpjekur me qindra herë, armiq, pushtues, e kushdo tjetër që ti ndërsejnë kundër njëri tjetrit, por nuk ja kanë arritur kurrë.

Aty muslimanët dhe katolikët, kanë luftuar së bashku, kanë qëndruar së bashku dhe kanë vdekur për vdekur për vendin së bashku dhe aty shkon dhe përdor këtë term, në një kohë kur e vërteta është se besimi, feja e tij është vetëm paraja, dhe jo ajo e fituara me djersë, por e vjedhur.

Në Shirokë fliste për Benetin. Po edhe unë tani do të flas për Benetin. Sa herë Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për qytetarët e Shkodër, sa herë ka folë Benet Beci për Shkodër. Asnjëherë. Asnjëherë. Unë e njoh dhe një ditë jam shprehur, ka bërë gabim fatal të jetës së tij, paraqitet ai për të përfaqësuar Edi Ramën, armikun më të egër të Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI