Flash

Met Gala 2023/ Të famshmit “pushtojnë” rrugët e New York

Lapsi.al 29 April 2023
Met Gala 2023/ Të famshmit “pushtojnë” rrugët e New

Brooklyn Beckham dhe Cara Delevingne ishin në mesin e një sërë figurash të famshme që mbërritën në qytetin e New York-ut përpara mbrëmjes së Met Gala-së.

Beckham u shfaq sportiv me një veshje të zezë, ndërsa po dilte nga hoteli ‘The Mark’.

Ndërkohë, modelja Cara, 30 vjeçe, shfaqi belin e tonifikuar teksa nxitoi në të njëjtin hotel ndërsa mbante në krahë qenin e saj.

Më herët gjatë ditës, Gal Gadot, 37 vjeçe, dukej mahnitëse teksa kalonte nëpër rrugët e SoHo.

Ylli i “Wonder Woman” mbante veshur një bluzë bezhë me vija nën një këmishë jeshile dhe një xhaketë xhins. Bella Thorne gjithashtu mori vëmendje teksa doli në New York.

Met Gala 2023 do të kthehet në Muzeun Metropolitan të Artit në Neë York të hënën (1 maj)në mbrëmje, me të gjithë nga Kim Kardashian deri te Paris Hilton të vendosur për të marrë pjesë në ngjarjen vjetore të mbledhjes së fondeve.

Të këshilluara

Adelina Tahiri pranon ndarjen nga partneri

Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre. Teksa ishte e ftuar...

13:18

Ed Sheeran bën zbulimin e madh gjatë gjyqit

Ed Sheeran sapo bëri një zbulim të madh gjatë dëshmisë  në padinë e vazhdueshme kundër tij për të drejtat e autorit. Gjatë gjyqit, Sheeran zbuloi se ai nuk m...

17:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI