Flash

Kosova dhe Turqia lidhin marrëveshje në fushën ushtarake

Lapsi.al 29 April 2023
Kosova dhe Turqia lidhin marrëveshje në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Republikën e Turqisë ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. Mehaj ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej.

"Jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës. Ministri Akar shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.

Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë. Gjithashtu, kemi zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé”, ka shkruar ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI