Flash

Bombardime në Donetsk, plagosen civilë dhe shkatërrohen disa ndërtesa banimi

Lapsi.al 29 April 2023
Bombardime në Donetsk, plagosen civilë dhe shkatërrohen disa

Të paktën pesë godina banimi u dëmtuan rëndë dhe disa njerëz mbetën të plagosur nga sulmet me bomba në qytetin e Donetskut në Ukrainën Lindore, thanë autoritetet lokale të shtunën.

Një video e xhiruar nga një reporteri i agjencisë Reuters tregon disa burra me uniforma ushtarake duke inspektuar kraterin e madh dhe grumbujt e rrënojave të që kanë mbetur pas sulmit. Njëri prej tyre, i cili u prezantua si përfaqësues i komitetit hetues rus, fajësoi forcat ukrainase për bombat, duke shtuar se me sa duket ato ishin kryer përmes përdorimit të sistemit MLRS ‘Himars’.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme të Ukrainës. Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur numrin e viktimave dhe kishte përgjegjësi për ngjarjen. Donetsku, kryeqyteti i rajonit ukrainas me të njëjtin emër, është nën kontrollin e forcave proruse që nga viti 2014, por mbetet pranë vijës së parë të luftës së Rusisë me Ukrainën.

Rajoni i Donetskut ishte një nga katër rajonet e Ukrainës që Presidenti rus Vladimir Putin aneksoi ilegalisht vitin e kaluar. Luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe trupave ruse po zhvillohen prej muajsh në një tjetër qytet të këtij rajoni, në Bakhmut.

Të premten Rusia kreu sulme me raketa drejt qyteteve anembanë Ukrainës, ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 25 civilë. Këto janë sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë në gati dy muaj.

Ukraina tha se gjatë këtyre sulmeve të paktën 23 civilë u vranë në qytetin qendror të Umanit dhe dy në qytetin juglindor të Dnipros. Disa prej viktimave ishin fëmijë./VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI