Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vihet në pranga një person, dyshohet se ka dijeni për autorët

Lapsi.al 28 April 2023
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vihet në pranga

Një 28-vjeçar i identifikuar si S.B., është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka dijeni për emrat që fshihen pas zhdukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes u ndalua nga forcat e policisë në Sarandë. Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ky shtetas dyshohet t’u ketë dhënë shtëpinë me qera autorëve të zhdukjes së Leonard Thodhori e Fatmir Sulovarit dhe vendosjes së eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla. Ai i ka dhënë një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore.

28 vjeçari nuk është treguar bashkëpunues me policinë gjyqsore lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisin. Pikërisht në pronën e S. B, policia ka gjetur automjetin tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46 vjeçarëve dhe vendosjen e eksplozivit te banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022. Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorë. Bëhet me dije se S.B., rezulton lidhje shoqërore e mjedisit të personave të dyshuar për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve, por çuditshëm rezulton edhe lidhje shoqërore e djalit të Lefter Lefterit.

Ndërkohe ditën e djeshme policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer për çështje tokash, por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjecarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë.

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçarja në Durrës

Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më d...

09:37

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI