Flash

Tensione në Tajvan, 38 avionë dhe 6 luftanije kineze

Lapsi.al 28 April 2023
Tensione në Tajvan, 38 avionë dhe 6 luftanije kineze

Tensioni mbetet i lartë në ngushticën e Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes e Taipeit ka denoncuar praninë e 38 avionëve ushtarakë kinezë rreth ishullit në orët e fundit, duke specifikuar se 19 avionë kanë kaluar “vijën mesatare” të ngushticës së Tajvanit.

Gjithashtu, sipas publikimeve në Twitter nga ministria, u zbulua prania e gjashtë njësive detare të ushtrisë kineze rreth ishullit. Ndërkohë tensionet në rajon kujtojmë se u nxitën nga udhëtimi i Nancy Pelosit në Taipei gushtin e kaluar, i cili zemëroi Pekinin, që këmbëngul në politikën e ‘një Kine’. Situata u përkeqësua pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-ëen, bëri një ndalesë në SHBA në fillim të këtij muaji gjatë një misioni që e çoi atë në Guatemalë dhe Belize.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI