Flash

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Zbardhen rolet e britanikëve

Lapsi.al 28 April 2023
Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Zbardhen rolet e britanikëve

Zbardhen rolet e 3 britanikëve në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Klan News ka mundur të sigurojë nga burimet e grupit hetimor lëvizjet e 3 britanikëve që mbërritën në Shqipëri për të marrë pjesë në vrasjen e Nikulajt.

Më 3 prill në orën 22:35 kanë mbërritur nga Londra, Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan. Sipas kamerave të sigurisë, ata i mori një mjet me karakteristika të njëjta me atë që Edmond Haxhia kishte marrë me qira, tip Volkswagen Golf 5.

Mjeti i ka pritur në Rinas pranë lokal “T…” . Në të njëjtin vend Edmond Haxhia është filmuar dukë marrë në makinë më 14 shkurt portugezin Saraiva.

Pas Rinasit, dy britanikët mbërritën në Shëngjin në orën 1:30 dhe janë akomoduar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt. Në datë 5 prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Ata qëndrojnë për 3 orë së bashku. Atë pasdite, Thomas Mithan largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit.

Me Steven Paul Hunt, në dukje si një çift, 28-vjeçarja britanike Bridgeman në orën 11:30 të datës 6 prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja.

Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Ata konsumojnë pije, hyjnë dhe dalin disa herë nga lokali, duke kryer veprime të dyshimta dhe duke filmuar me aparate celulare. Gjatë kësaj periudhe kohore në lokal ka qenë edhe Ardian Nikulaj. Të nesërmen ata janë larguar nga Rinasi në mëngjes me avion për në Athinë.

Britaniku tjetër, Harry James Simpson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt, është me 27 precedentë penalë për drogë e vjedhje në Britani. Ai ka mbërritur në 11 prill dhe pranë lokal “T…” në orën 00.56 hipën në makinën “Volkswagen” dhe lëviz për në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në orën 03:09 shkon te hotel “R…..”. Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”. Sipas dëshmisë se recepsionistit, tre ditë ka paguar nga 30 euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata. Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti, që fliste mirë anglisht, e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë.

Harry James Simpson ka patur një valixhe me vete dhe ka shtyrë qëndrimin çdo ditë deri pasditen e 19 prillit. Sipas dëshmisë së recepsionistit, ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi. Me taksi është nisur në orën 14:30 dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:30. Është filmuar nga kamerat e aeroportit të hyjë në tualet e të ndërrojë rrobat. Ka bere check-in dhe në 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Është thirrur nga policët dhe më pas është regjistruar.

Dëshmitë e kamarierit dhe banakierit te lokalit Coral dhe pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë se në 19 prill, Harry ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri në momentin kur ndodhi vrasja. Ai shihet të konsumojë disa birra, dhe të luajë bilardo me një të mitur. Ai flet shpesh në telefon, hyn e del nga lokali. Në orën 13:17, pesë minuta para ngjarjes e deri në 13:23 fiksohet duke folur shpesh dhe shumë gjatë në telefon.

Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 nëntor e ka dalë në 20 prill nga Rinasi.

Të këshilluara

Arrestohet një nga bosët e Ndrangheta

Autoritetet italiane kanë njoftuar arrestimin e një bosi të lartë të mafies Ndrangheta pas gati 5 vitesh në arrati. Pasquale Bonavota, 49 vjeç, i cili ishte pje...

20:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI