Flash

Baba i 550 fëmijëve/ Gjykata ndalon 41-vjeçarin holandez të dhurojë më spermë

Lapsi.al 28 April 2023
Baba i 550 fëmijëve/ Gjykata ndalon 41-vjeçarin holandez

Një 41-vjeçar holandez i dyshuar se është baba i më shumë se 550 fëmijë në mbarë botën përmes dhurimit të spermës është urdhëruar nga një gjykatë që të ndalojë. Jonathan Jacob Meijer mund të gjobitet më shumë se 100 mijë € nëse përpiqet të dhurojë përsëri spermë.

Atij iu ndalua të dhuronte atë në klinikat e fertilitetit në Holandë në vitin 2017 pasi u zbulua se ai kishte më shumë se 100 fëmijë. Por në vend që të ndalonte ai vazhdoi të dhuronte spermë jashtë vendit dhe në internet.

Tashmë një gjykatë në Hagë i ka kërkuar të sigurojë një listë të të gjitha klinikave që kishte përdorur dhe t’i urdhërojë ato që të shkatërrojnë spermën e tij. Për 41-vjeçarin thuhet se ka mashtruar qindra gra.

Dutch musician faces court bid to halt his 'obsessive' sperm donation |  Daily Mail Online

Udhëzimet e autoriteteve holandeze thonë se një dhurues nuk duhet të jetë baba i më shumë se 25 fëmijëve në 12 familje të ndryshme. Por gjykatësit thanë se Meijer kishte ndihmuar në lindjen e 550 deri në 600 fëmijëve që kur filloi aktivitetin e tij në vitin 2007. Ai u dërgua në gjykatë nga një fondacion që mbron të drejtat e fëmijëve të donatorëve dhe nga nëna e njërit prej fëmijëve që dyshohet se ka lindur nga sperma e tij.

“Çështja është se ky rrjet farefisnie me qindra gjysmë-vëllezër dhe gjysmë-motra është tashmë shumë i madh" - tha një zëdhënës i gjykatës. Mbi 100 nga fëmijët e tij kanë lindur në klinika holandeze dhe të tjerë privatisht. Ai ka bashkëpunuar edhe me një kinikë daneze.

Tashmë atij i ndalohet të kontaktojë ndonjë prind dhe të shprehë dëshirën “se ishte i gatshëm të dhuronte spermë... t'u reklamojë shërbimet e tij prindërve të ardhshëm ose t'i bashkohet ndonjë organizate që vendos kontakte midis prindërve të ardhshëm", - tha gjykatësi. Ai shtoi se 41-vjeçari ka mashtruar shumë prindër duke mos iu treguar për numrin e madh të fëmijëve që kishte.

Donatorëve të spermës u thuhet të kufizojnë numrin e herëve që ofrojnë shërbimet e tyre, për të reduktuar mundësinë që vëllezërit dhe motrat mund të formojnë pa e ditur një çift dhe të kenë fëmijë së bashku. Holanda është goditur nga skandalet e fertilitetit në të kaluarën. Në vitin 2019, një mjek holandez i fertilitetit i akuzuar për përdorimin e spermës së tij për të inseminuar pacientët pa pëlqimin e tyre u konfirmua si baba i 49 fëmijëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI