Flash

Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë Berisha

Lapsi.al 27 April 2023
Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thotë se nuk ka frikë nga debatet, por e shmang një përballje në TV me Belind Këlliçin. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Erion Veliaj ka refuzuar të ketë një debat televizive me rivalin tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë" Belind Këlliçi, por shtoi se nuk e ka problem që të përballet me Sali Berishën, duke theksuar edhe njëherë faktin që ai është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

“Unë nuk kam asnjë frikë të dalë në debat me askënd edhe me ata që janë drejtues të koalicionit, Berishën dhe Metën. Në fazën që Berisha ka ikur nga fushata e Tiranës edhe Meta ka ikur, unë nuk bëj dot debat. Nuk kam hezituar asnjë debat. Nuk është fare frikë. Kjo fushatë është një “make up” për Berishën. Populli më pro amerikan ka një non grata.

Për sa kohë që ne kemi një raport me SHBA dhe përsa kohë që Berisha ka një vulë që flliq dhe forcën që përfaqëson. Ne sot kemi një koalicion pa emër e dhe pa fytyrë, tani unë të bëj një debat me gjuhën e shenjave. Debati me gishta nuk bëj dot që nuk nxjerrin as fytyrën. Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat. Por nuk pranojmë çdo surrogato që ka zgjedhur ai për të pastruar fytyrën," - tha Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet një nga bosët e Ndrangheta

Autoritetet italiane kanë njoftuar arrestimin e një bosi të lartë të mafies Ndrangheta pas gati 5 vitesh në arrati. Pasquale Bonavota, 49 vjeç, i cili ishte pje...

20:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI